Rossetti: Nuk ka kthim mbrapa pas VAR-it

0

Gjyqtari i njohur italian, Roberto Rosetti ka siguruar se nuk ka kthim prapa tani që VAR është futur në Serie A, por janë të vetëdijshëm për kufizimet.

Teknologjia ‘Video Asistent Referee’ apo e njohur si VAR u prezantua këtë sezon në Serie A dhe tashmë është përdorur shumë herë, por jo pa polemika.

Megjithatë, sipas gjyqtarit të njohur italian, Rossettit, nuk ka kthim mbrapa pas futjes së kësaj teknologjie në futboll, për dallim nga disa të tjerë që nuk po e vlerësojnë pozitivisht këtë teknologji.

“Ne e dimë gjithçka dhe jemi të vetëdijshëm për kufizimet dhe problemet ekzistuese. Ne e dimë se disa gabime janë bërë”

“Nga ana tjetër, ne kemi përdorur VAR vetëm për dy muaj dhe është e natyrshme që të duhen disa kohë për rregullime”.

“Në vende të tjera, teknika është më e pjekur dhe VAR punon më mirë”, përfundoi gjyqtari italian.

 

Share.

About Author

Comments are closed.