Limaj e Rama arrijnë marrëveshje për organizimin e “Kupës së Skënderbeut” në futboll

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në takimin e djeshëm më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar organizimin e rregullt të “Kupës së Skënderbeut” në futboll me pjesëmarrjen e ekipeve nga vendet e rajonit.

Pozitivisht këtij propozimi i është përgjigjur kryeministri, Edi Rama, i cili e ka vlerësuar si propozim të qëlluar organizimin e këtij turneu.
“Ideja është që çdo vit ekipet më të mira nga Kosova, Shqipëria dhe vendet fqinjë të organizojnë një turne të quajtur Kupa e Skënderbeut, ka thënë ndër të tjera  Limaj.

Zv/kryeministri Limaj ka thënë se deri në kohën e mbajtjes se mbledhjes së përbashkët e planifikuar të mbahet më 27 nëntor do të finalizohen të gjitha detajet për organizimin e këtij turneu.

Limaj ka zhvilluar një ditë më parë vizitë zyrtare në Shqipëri dhe ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Rama dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Zëvendëskryeministri Limaj, është caktuar si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo detyrë i është dhënë Limajt me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe atyre që do të nënshkruhen në të ardhmen.

Share.

About Author

Comments are closed.