Bie numri i bizneseve të reja

0

Numri i bizneseve të reja në Kosovë ka shënuar rënie për dy tremujorët e parë të vitit 2017, me 610 ndërmarrje të reja më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit të Bankës Qendrore për TM2 del se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 5,087 apo 610 ndërmarrje më pak se sa në periudhën e njëjtë të vitit 2016, ndërsa vërehet edhe rënie e bizneseve që janë mbyllur, 890 ndërmarrje të tilla apo 494 ndërmarrje më pak sesa për TM1 dhe TM2 të vitit të kaluar.

Nga 5,087 ndërmarrjeve e reja të regjistruara, numri më i madh i tyre vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 1,422 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i hotelerisë me 539  ndërmarrje dhe ai i prodhimit me 499 ndërmarrje të reja.

Ndërkaq, sektorët që shënuan numër më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i aktiviteteve profesionale me 24 ndërmarrje më shumë dhe sektori i ndërtimtarisë me 15 ndërmarrje më shumë.

Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara, përderisa sektori i prodhimit ka shënuar rënien më të madhe të ndërmarrjeve të reja të regjistruara, me 178 ndërmarrje më pak. E menjëherë pas sektorit të prodhimtarisë, me vetëm një ndërmarrje më pak, pason sektori i tregtisë i karakterizuar me 177 ndërmarrje më pak të regjistruara.

Share.

About Author

Comments are closed.