Ministrja e Mjedisit ndalon qymyrin në dy çerdhe

0

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tha se ka marrë vendim që të ndërprejë përdorimin e qymyrit si lëndë djegëse për ngrohje në dy çerdhe të Komunës së Prishtinës.

Reshitaj në emisionin “Jeta në Kosovë” foli lidhur me masat emergjente që ka marrë si ministre për të evituar ndotjen e ajrit.

“Këtë të mërkurë, ne do të ndërprejmë përdorimin e thëngjillit në dy çerdhe në Prishtinë dhe do të japim alternativë, drunj sepse janë këto masat emergjente”, tha Reshitaj.

Ajo po ashtu konstatoi se po planifikojnë mënyra për të zgjeruar ndalesën e qymyrit, bie fjala në institucione shkollore. “Janë 200 shkolla që përdorin qymyrin për ngrohje. E kemi bë një plan të aktiviteteve dhe kemi fillu bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit”, tha ajo.

Share.

About Author

Leave A Reply