Zvicra në grup me Serbinë, Shaqiri provokon keq serbët

0

Xherdan Shaqiri, ylli kryesor i kombëtares së Zvicrës, nuk ka lënë pa komentuar hedhjen e shortit për grupet në kampionatin botëror Rusia 2018, ku do të përballen me Serbinë, Brazilin dhe Kosta Rikën.

Ylli i Stoke City, edhe pse indirekt dhe pa e përmendur, nuk ka lënë pa provokuar serbët përmes një postimi në Instagram, shkruan gazetametro.net.

Shaqiri i lindur në Kosovë dhe që nuk heziton ta shfaqë prejardhjen e tij shqiptare, ka shkruar se i pëlqen ky short, dhe kjo ka nxitur reagime edhe në mediat serbe, të cilat kanë shkruar se ‘menjëherë shfaqen shqiptarët që fyejnë vendin tonë’.

“Hmmm po më pëlqen ky short! Po juve?”, ka shkruar Shaqiri duke shtuar se tani sytë kah kampionati i dytë botëror për të.

Përndryshe, Shaqiri edhe në këpucët e tij të futbollit mban tre flamuj, atë të Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës.

Shaqiri, nuk harron gjithashtu që përmes rrjeteve sociale, ku ka qindra mijëra ndjekës, të urojë festat e shqiptarëve, siç janë ato të pavarësisë së Kosovës e edhe të Shqipërisë. /gazetametro.net

Share.

About Author

Leave A Reply