Rrahim Pacolli: Stadiumi Kombëtar i Kosovës duhet të ndërtohet në kryeqytet ashtu siç ishte nga ish Kryeministri Hashim Thaqi në vitin 2014

0

Pacolli reagon ndaj vendimit për stadiumin nacional që do te ndertohet në Drenas, ku thot se duhet të ishte ashtu siq kishte vendosur ish kryeministri Hashim Thaqi në vitin 2014.

Ja dhe postimi tij i plotë:

Stadiumi Kombëtar i Kosovës duhet të ndërtohet në kryeqytet ashtu siç ishte vendosur në mars të vitit 2014 nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ishte kryeministër, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatën e Futbollit dhe Komunën e Prishtinës.
Zhvendosja në Gllogoc është në dëm të Kosovës, dhe imazhit të saj. Duke qenë afër aeroportit “Adem Jashari”, njerëz nga vende të ndryshme të botës nuk do të kenë mundësi të shohin kryeqytetin.
Prandaj, duke qenë në Bërnicë të gjithë të huajt që do t’i drejtoheshin këtij stadiumi do të mund të ishin edhe turistë potencial në të ardhmen.
Çështja e Stadiumit Kombëtar është e nivelit nacional, dhe duhet domosdoshmërisht të jetë i vendosur brenda territorit të Prishtinës. Rr.P

Share.

About Author

Leave A Reply