Haradinaj ia përmend Mimoza Kusarit kërcimin te Gadafi, për këtë e kishte fjalën (Video)

0

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një debat replikues mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes së Alternativës së Re, Mimoza Kusari-Lilës. Ndër të tjera, Haradinaj i përmendi ish kryetares së Gjakovës aftësinë e saj për vallëzim para Gadafit.

Kjo deklaratë e preku atë e cila replikoi duke e akuzuar Haradinajn për gjuhë të papërshtatshme në seancë, shkruan Indeksonline.

Por, për çka konkretisht e pati fjalën Haradinaj?

Në vitin 2011, një delegacion 128-anëtarësh, ishte nisur me mision lobimi në Libi. Gjithçka ishte organizuar nga presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Pjesë e delegacionit ishte edhe kdeputetja e tashme, Mimoza Kusari-Lila.

Por, atyre nuk iu kishte shkuar në mend se lobimi do të përfundonte me këngë e valle para diktatorit tashmë të ndjerë të Libisë, Muammar Gaddafi. Ishte pikërisht Mimoza Kusari ajo që i printe valles./Indeksonline/

Share.

About Author

Leave A Reply