Shpërthen debati mes Haradinajt dhe Kelmendit, shkaku komandant “Luli”

0

Në rrjetin social facebook, ka shpërthyer një debat i ashpër mes nënkryetari të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinajt, dhe njërit ndër anëtarët e LPK-së, Ibrahim Kelmendi. E krejt ky debat ka ardhur pas deklaratës së Kadri Veselit, i njohur si komandat “Luli”, dhe ish udhëheqës i SHIK-ut.

Ishte një postim i Kelmendit për Haradinajn që ka nxitur reagimin e këtij të fundit.

“KUJDES – NASIM HARADINAJ… Për këtë prononcim Nënkryetari OVL-UÇK-së, Z. Nasim Haradinaj, duhet të dorëhiqet, qoftë edhe duke e shkarkuar, sepse angazhimet e tij “në emër” OVL-UÇK-së po na bëjnë të ndihemi edhe të turpëruar! Kur kemi Veteran të profilit intelektual e fisnik, si Prof. Dr. Sabahajdin Cena, përse duhet të na komprometojnë gjysmë-analfabetet e papërgjegjshëm, si Nasim Haradinaj dhe soji i tij?!”, kishte shkruar Kelmendi.

Image

Debati mes Haradinajt dhe Kelmendit në facebook

Ndërsa, Haradinaj i ishte kundërpërgjigjur ashpër Kelmendit në një postim në facebook.

“E çka ka mbetë me të thënë më ty mor Ibrahim Kelmendi…!? Po a ka mbetë ndonji sënd pa ta thanë dikush ty për vehtën tënde, që une tani me ti ripërseritë….! Brahoo, ka ikë koha kurë je mundua edhe shkrimetë dhe mëndimetë në Gjermani, me ja ndalua edhe Isuf Gërvallës ……!!! E deri më sot mua askushë nukë më ka përzën nga konaku..? E të tjera e të tjera, gjitha që i din ti….!!! Braho shkurt e shqip nukë të vetë kush ty, e asë që qojnë në kandarë fjalët tua për detyrën q? kam une në OVL ! Porë mbasi e përmende profën e nderuarë Sabahajdin Cena mu bë qejfi..! Sepse pikërishtë ishte ky ai përsoni që atëhere i bënje trysni në vitin 1979, gjatë qendrimit të tij në Gjermani si punëtor dhe student që punonte,që të kishte kujdes nga Isufi……!!! Po ta thëm botërisht ! Nëse ka të njëjtin mendim si ti profa për mua,une vetë do tërhiqëm, si jo trusë qaty e meru më jetën tënde se na çave kryet…..! Të kaluara i paçi këto ethe, ti e ata si ju …!!!”, ka shkruar Haradinaj, shkruan “Bota sot”.

Por debati nuk ka përfunduar këtu. Ata kanë vazhduar përplasjet edhe në komente.

“Nasim Haradinaj, për kokën Tënde të skaduar, asnjëherë nuk ia kam ndaluar shkrimet Jusuf Gërvallës, sepse edhe po të doja, nuk i kisha mundësitë. Dmth., moti jam duke u hamendësuar, nëse ishe edhe Ti viktimë e luftës speciale, diversioniste, që bënte UDB-ja atëherë, për të penguar bashkimin e organizimeve që e kishin bashkuar veprimtarinë. Vetëm një dëshmi konkrete, ose një dëshmitar konkret po të ishe në gjendje të ofroje, për këtë akuzë të shpifur, do të kërkoja falje me përulje poshtëruese. Shpifjen pasuese, – “E deri m?sot të gjitha tjeratë që i din ti….!!!” – nuk po e kuptoj, meqë lufta ta paska invaliduar edhe atë pak alfabetizëm që duhet ta kishe mësuar. E di që nuk me vetni në OVL, meqë e keni grabit e tjetërsuar në organizatë që e shpërdorojnë horrat, si të ishin hijena, sipas modelit të bandës se komplotistëve Xhavit-Azem-Hashim, para, gjatë e pas lufte. Ndoshta Profesori Sabahajdin Cena ka kurrajen të konkretizon, kush i paskësh bërë trysni të kujdeset nga Jusufi? Mos ndoshta po mendon në vitin 1980, meqë pak ditë para Vitit të Ri 1980 Jusufi ia ka dalë të hy në Gjermani dhe ende nuk ishte përhap lajmi publik se ai ishte arratisur në Gjermani. Ke shkrua: “Po ta thëm botërisht!”, duke spekuluar, sikur unë paskam qenë ai që i kam bërë trusni Profesorit Cena, edhe pse atëherë nuk duhet ta kem njohur e takuar. Prandaj, nëse nuk e konkretizon këtë spekulim, po i bie që Ti je në ggjendje edhe “botërisht” të genjesh e të mos skuqësh, vetëm për të realizuar egocentrizmin tënd të shpërfytyruar. Të lutëm, dorëhiqu, mos shkallo më shumë, se vërtet po më vjen keq për Ty!”, ka komentuar Kelmendi në postimin e Haradinajt.

Ndërsa nuk shkoi shumë, edhe Haradinaj ia ktheu Kelmendit.

“Tani më që u betove në kokën time plotësishtë po të besoj dhe kuptoj, sepse e di se sa i ke çmuarë dhe i çmon kokatë e njerzve,ani të atyre që ” betohësh” në to….!! Prandaj e di e di dhe prap po të thëm E Diiiiii…!!! Giiiiili Giiiiili !!”, shkruan në komentin e tij Haradinaj, shkruan “Bota sot”.

E krejt, në fund i është përgjigjur edhe Kelmendi, duke mos e zgjatur më shumë debatin.

“Tashme TUNG me te thane, plaq te duket, por une vazhdoj te çmoj ate pjese te vogel te kokes Tende, qe ende ka te ruajtu edhe pak fisnikeri te Prinderve Tu.
Nejse, si ta gjykosh. “Me ta ba dikush, te pakten ta qajne hallin, nese nuk mund te ndihmojne, por me ia ba vetit, as hallin nuk ta qajne ma”, thoshin pleqte e urte moti. Shendet e mbarësi”, ka shkruar Kelmendi në komentin e tij.

Kujtojmë se treshja, Thaçi, Haradinaj, e Veseli më 22 dhjetor tentuan ta shfuqizojnë Ligjin për Gjykatën Speciale./BS

Share.

About Author

Leave A Reply