Ish-agjenti i SHIK-ut tregon se pse drejtësia nuk po bashkëpunon me Shkumbin Mehmetin

0

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari në një prononcim për “Bota sot”, tregon arsyen pse sipas tij institucionet e drejtësisë nuk po merren me hetimin e deklaratave të Shkumbin Mehmetit, që tregon emrat e atyre që kanë porositur vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

“Organet e drejtësisë në Kosovë nuk kanë guxim të merren me vrasjet politike dhe janë urdhëruar nga politikanët e fuqishëm të nëntokës që të mos merren seriozisht me këto raste të ndjeshme”, thotë Miftari për “Bota sot”.

Ai madje thotë se Mehmeti është rrahur për vdekje deri sa nuk është marrë në mbrojtje nga ndërkombëtarët.

“Edhe Shkumbim Mehmetit iu ka pamundësuar bashkëpunimi qëllimisht dhe për këtë arsye se po flet ka qenë i rrahur rënd dhe i kërcënuar me jetë edhe nw burg gjersa nuk e kanë marr ndërkombëtaret”, thotë ai.

Sipas tij, edhe Natalia Veliu e aferës së pasaportave ka qenë e detyruar të hesht nga drejtësia e Kosovës që i ka mbrojt disa politikan të fuqishëm të PDK-së, sidomos kreun e parlamentit, Kadri Veseli.

“Kjo tregon se gjykatat tona janë vetëm dorë e zgjatur e para politikës dhe krimit të organizuar dhe po këto gjykata janë përgjegjëse për rrezikimin e dëshmitarëve pasi i dekonspirojnë i frikësojnë, i shantazhojnë, i blejnë me para dhe i rrahin kur nuk dëgjojnë, por edhe i vrasin në bashkëpunim me para -sistemet politike që kanë kryer krime dhe vrasje politike”, shtoi Miftaraj.

Share.

About Author

Leave A Reply