Kush e vrau Enver Malokun? Enigma e “vrasësit” në Kuvend

0

Të enjten ishte përvjetori i veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kolumunistit të gazetës “Bota sot” Enver Malokut.

Pikërisht në këtë dite u bë deklarata e bujshme e Bajrush Morinës, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij.

Nuk vonoi shume, kur deputeti i Kuvendi te Kosovës, Milaim Zeka e kundërshtoi Publicistin Morina, duke i thënë që Morina ja kishte huq fort, sepse sipas Zekës, vrasësi nuk është në Kuvend.

Lidhur me këtë temë, janë deklaruar edhe Morina edhe Zeka, ndërsa prokuroria e shteti edhe pas insistimit të vazhdueshëm të gazetës nuk është përgjigjur në telefon.

Bajrush Morina: Flejë Flejë Ministër, tash tu kujtua për këtë rast

Image

Bajrush Morina

FOTO GALERI

Gazetari Bajrush Morina ka thënë për “Bota sot” se Ministria e Drejtësisë  nuk guxon të ndërhyjë në prokurori.

“E para, ministri paska bërë ndërhyrje politike, sepse prokuroria është organ i pavarur dhe ministria nuk ka drejtë  të ndërhyjë ne drejtësi.

E dyta, i kisha thënë Ministrit flejë flejë dhe pak sepse ky krim ka ndodhur tash e 19 vite dhe ministrit i paska dalë gjumi shumë vonë

Unë po i them ministrit Tahiri që të zgjohet më shpejtë nga gjumi, sepse ky krim ka ndodhur që 19 vite dhe mos të bëjë ndërhyrje në prokurori” ka përfunduar Morina

Milaim Zeka: Bajrushi ia ka huq, ata që e vranë janë njerëz te UDB-së

Image

Milaim Zeka

FOTO GALERI

Deputeti ne Parlamentin e Kosovës që ishte i përshirë në këtë debat, Milaim Zeka ka thënë për “Bota sot” se vrasësi i Malokut vjen nga radhët e UDB-së.

Bajrushi ia ka huqë sepse unë mendojë që nuk  është deputet i kuvendit vrasësi i Enver Malokut, në qofte se Bajrushi e di vrasësin, është vepër penale mos me tregu në  Prokuroi  një vrasës, ai thotë që është një deputet dhe gruaja e tij, dhe unë thashë që nuk ma merr mendja që mundet me qenë e vërtetë. Në qoftë se Bajrushi e dinë vrasësin e nuk e lajmëron në prokuroi, kjo është vepër shume e rende penale. Ndërsa, sa i përket pyetjes se a do ti përgjigjem Prokurorisë, nëse do të ftojë unë ne prokuroi shkoi  24 orë, por mua prokuroria nuk mundet të më ftojë sepse nuk ka arsye.

Në bazë të informatave qe i kam unë, mendojë që ata që e kanë vra Enver Malokun, janë pjese e UDB-së  dhe për këtë ka folur edhe Fatmir Limaj, tash nuk është problemi jonë që pjesa dërmuese e njerëzve nuk lexojnë. Ka qene një dëshmi e një pjesëtari te UDB-së,  në gjykatën e  Hagës që ka folur edhe për vrasjen e Enver Malokut, ku edhe Fatmiri Limaj e ka dëgjuar këtë dëshmi, ka  folur për vrasjen e  Enver Malokut, lëndimit të Sabri Hamitit e shumë tjerë. Deri sot, të paktën aq sa kam kontakte dhe informacione nuk rezulton që dikush brenda parlamentit të Kosovës, të këtë marr pjesë në vrasjen  e Enver Malokut. Në qoftë se  Bajrushi nuk e tregon emrin, atëherë nuk ka qenë dashur të deklarohet sepse është tronditje e opinionit, dhe shqetësim i familjes së Enver Malokut”, ka thënë Zeka.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Bota sot” se Prokuroria duhet ti ftojë ata mirëpo  do te bënin burrni në qoftë se  vetë do të shkonin atje për të treguar informatat që i dinë, e cila do te ndihmonte zbardhjen e veprimtarit të LDK-së Enver Malokut.

Image

Tomë Gashi

FOTO GALERI

Përveç që është një obligim ligjorë, është edhe një obligim moral i tyre.

Ndër të tjerash Gashi ka thënë se Prokuroria nuk ka kurrfarë arsye që të mos i thërrasë këta mirëpo do te ishte me njerëzore qe këta te shkonin  vetë.

 Shahu: Nuk besoj se do merret prokuroria me këtë “pingpong”

Analisti Politik Rexhep Shahu ka thënë për “Bota sot” se asnjëra nga deklarata nuk janë serioze, por të aluduara.

Image

Rexhep Shahu

FOTO GALERI

“Deklarimet e Bajrushit e të Milaimit do të merreshin në hetim në një shtet dhe shoqëri serioze, por në shoqërinë shqiptare ku jetohet me thashetheme, ku thashethemet janë të vërtetat që na ushqejnë edhe kësaj radhe do të kalojnë siç kalojnë çuditë që nuk zgjasin as tri dite. Asnjeri nuk deklaron se di, por mendojnë se është ashtu, kujtojnë se është ashtu. Ndryshe, ata merren të pandehur se dine e nuk tregojnë dhe kjo është fshehje krimi, Bajrushi thotë qartë “unë” dyshoj” por nuk thotë se unë e di. E dyshimi nuk është provë, aludimi nuk është provë. Edhe Milaimi thotë se “me shume saktësi e di se po aludon Bajrushi mirëpo kjo (aludimi) nuk është e vërtete. Pastaj vazhdon parulla se e vrau Serbia përmes mashave të veta në Kosovë. Nuk besoj se do merret prokuroria me këtë pingpong” ka thënë Shahu.

Veprimtari i LDK-së u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë e Kosovës.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve  të 90-ta, shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve.

Share.

About Author

Leave A Reply