Adem Jasharin, ish-ministri e spiunoi dhe Sami Lushtaku e la në baltë

0

Rënia e saj ka filluar dhe po vazhdon çdo ditë e më shumë, është vetëm çështje ditësh kur PDK do prek fundin e saj. Si parantezë e saj duhet kujtuar “ brumin” me të cilën u gatua pitja në tepsinë e madhe të marrjes së pushtetit. U ngrit me kauzën e rrejshme të atdhedashurisë, si dhe lidhjeve të forta me komandantin legjendar Adem Jashari. Disa e besuan këtë “proverb” duke e mbështetur, disa e kuptuan që në fillim se brenda PDK-ja ishte një kala e ngritur nga rëra.

U desh të pritën 20 vjet nga rënia e Adem Jasharit për të kuptuar, edhe ata që nuk besonin, se Adem Jashari ishte tradhtuar nga shokët e tij. Këtë së fundi e konfirmoi djali i heroit Hamzë Jashari, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Kjo deklaratë do të ndikoj që edhe më shpejt të shembët kalaja nga rëra. Ata që dikur ishin shokë të Ademit, e lanë në baltë për të shkuar jashtë vendit, e pas luftës u kthyen me epitetin e çlirimtarëve, si mundësia më e lehtë për të marrë pushtetin. Mjafton të shikosh pasurinë e tyre për të kuptuar se cili ishte qëllimi i tyre i vërtetë.

Ndonjëri prej shokëve të Ademit e kishte spiunuar gjatë gjithë kohës. Këtë gjë e konfirom një intervistë e një ish gjeneral serb, i cili tregoi se brenda grupit të Ademit kishte spiunë dhe se ata mund ta vrisnin Adem Jasharin kur të donin. Ai gjithashtu theksoi se në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiun shqiptarë të cilët e kishin shitur vetën kombin e tyre për ca mijëra euro. Në mesin e tyre tre spiunëve njëri prej tyre pas lufte u bë edhe ministër, me shumë gjasë nga radhët e PDK-së.

Share.

About Author

Leave A Reply