Skenar ogurzi i Thaçit, për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

0

Burime ndërkombëtare kanë treguar për mediet vendore se presidenti Thaçi, bashkë me Edi Ramën, Ali Ahmetin, Serbinë dhe Greqinë, po përgatisin një skenar për ndryshim kufijsh në Ballkan. Sipas burimeve, këtë ide Thaçi e ka prezantuar edhe në SHBA, në takimet që zhvilluan me këshilltarët e Presidentit Donald Trump, por edhe me drejtorin e CIA-së. Mirëpo, kjo ide thuhet se nuk ka gjetur përkrahjen amerikane. Kundër idesë për ndarjen e Kosovës, kanë dalë edhe partitë në Kosovë, njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë, sipas të cilëve, Kosova nuk ka territore për t’i dhënë Serbisë.

Ideja e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh me Serbinë, nuk do të ketë përkrahjen e partive politike në pushtet.

Burime ndërkombëtare kanë treguar për mediet vendore se presidenti Thaçi, bashkë me Edi Ramën, Ali Ahmetin, Serbinë dhe Greqinë, po përgatisin një skenar për ndryshim kufijsh në Ballkan. Sipas burimeve, këtë ide Thaçi e ka prezantuar edhe në SHBA, në takimet që zhvilluan me këshilltarët e Presidentit Donald Trump, por edhe me drejtorin e CIA-së. Mirëpo, kjo ide thuhet se nuk ka gjetur përkrahjen amerikane.

Kundër idesë për ndarjen e Kosovës, ka dalë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas së cilës, Kosova nuk ka territore për t’i dhënë Serbisë.

Anëtari i kësaj partie dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se çështja e ndërrimit të territoreve është ide e kamotshme e Serbisë.

Ai ta treguar se për cilat pjesë po bëhet fjalë këtu.

“Çështja e ndërrimit të territoreve me Serbinë, është një ide e kamotshme. Në këtë anë, nuk ka ndonjë rrezikshmëri, sepse kjo varet kryesisht nga marrëveshja që bëhet. Por, në këtë drejtim, nuk duhet kurrsesi të jepen territore që janë luajtur brenda Kosovës nga Serbia. Këtu është fjala për Mitrovicën e Veriut, pjesë të mëdha të Zveqanit dhe vet liqenin”, është shprehur Kelmendi.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të futet në këtë çështje, sepse siç ka thënë ai, humbet shumë, derisa ka theksuar se i rëndësishëm për ndërrime të tilla, është edhe qëndrimi i SHBA-ve.

Share.

About Author

Leave A Reply