Lirohen dy policët e arrestuar për manipulim provash rreth vrasjes së Ivanoviqit

0

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka liruar dy policët e Kosovës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën dyshimin se kanë manipuluar provat rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Prokuroria, sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata, që t`u caktojë një muaj paraburgim të dyshuarve.

Dy policët janë Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq.

Ata dyshohet se një gëzhojë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.

Share.

About Author

Leave A Reply