Dramë në Prishtinë, hiqet flamuri kombëtar, vidhet flamuri shtetëror te “Rrethi”

0

(E plotësuar) – Ende nuk është arritur të vendoset flamuri i Kosovës, pasi u hoq ai kombëtar të rrethi në hyrje të Prishtinës.

Për ironi, flamuri i Kosovës është vjedhur dhe zjarrfikësit të cilët u ftuan ta heqin flamurin kombëtar, janë duke pritur deri sa të sjellët flamuri i Kosovës.

Në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtarë, në hyrje të Prishtinës.

Forca të mëdha policore kanë lokalizuar vendin tek rrethi në hyrje të Prishtinës ku është i vendosur flamuri kombëtar, në përpjekje për të ndalur qytetarët që kundërshtojnë heqjen e flamurit.

Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër.

************************************

Janë ndërlikuar përpjekjet për vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës. Derisa zjarrfikësit po bëheshin gati ta nxirrnin flamurin shtetëror nga një veturë në të cilën po mbahej, ai është vjedhur.

Në ndërkohë është shtuar numri i qytetarëve dhe është shtuar edhe qarkullimi i veturave te “Rrethi”.

Pas gati dy orëve përpjekje, është arritur që të zbritet në tokë flamuri kombëtar te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës, që më pas të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës.

Menjëherë pas heqjes së flamurit të Shqipërisë kanë reaguar ashpër disa qytetarë, teksa policia është detyruar ta largojë njërin prej tyre me forcë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar që ta zbatojnë urdhrin e kryeministrit Ramush Haradinaj që flamuri i Kosovës të ngrihet sonte.

Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës.

Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme.

Hiqet flamuri kombëtar – policia largon me dhunë një qytetar

Pas gati dy orëve përpjekjeve, është arritur që të zbritet në tokë, flamuri kombëtar që më pas të zëvendësohet me flamurin shtetëror. Menjëherë pas heqjes së flamurit kombëtar kanë reaguar ashpër qytetarët ku policia është detyruar ta largojë një qytetar me forcë.

Së fundmi në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar që t’ia plotësojnë kërkesën kryeministrit Haradinaj që flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës të ngritët sonte.

Përveç ekipeve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar edhe shumë qytetarë të cilët janë të interesuar për ngritjen e flamurit të cilët janë shprehur të pakënaqur për largimin e flamurit.

Image

Image
Share.

About Author

Leave A Reply