Merret vendim: 600 mijë euro për 10 vjetorin e pavarësisë

0

Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës ndërsa tashmë është vendosur që të ndahen 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Këto mjete sipas kryeministrit Ramush Haradinaj do t’i ndahen Ministrisë së Kulturës në kategorinë e subvencioneve.

Ndërkohë gjatë mbledhjes Ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar që për ngjarjet të cilat duhet që do të zhvillohen dhe kanë kosto financiare të vijnë në kuadër të planifikimeve të linjave të reja buxhetore.

“Me qëllim që të na lehtësojnë punën është mirë që të planifikohet më kohë”, ka theksuar Hamza./Indeksonline/

Share.

About Author

Leave A Reply